Ivanka Trump po studion historinë e shqiptarëve

Ivanka Trump po bën studime kërkimore të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka bërë këtë të ditur në postimin më të fundit të saj në ‘Instastory’, përmes një fotoje ku shihen tre libra:
“Shqipëria: Nga anarkia deri te identiteti ballkan” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer
“Shqiptarët: Një histori moderne” nga Miranda Vickers
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare
Fotoja ka mbishkrimin “Kërkim”, por nuk është dhënë ndonjë informacion më tepër.
Rikujtojmë se Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump është sipërmarrësi i projektit turistik në ishullin e Sazanit, në Shqipëri.
Ishulli në Gjirin e Vlorës po bëhet objekt nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner për turizëm ultra-luks.

